E kishin shpallur të vdekur, por shprehja “kurrë mos thuaj kurrë”, po aktualizohet tani për gjigandin e qiellit, Airbus A380.
Në kulmin e pandemisë, shumë linja ajrore e fshinë nga listat e tyre avionin më të madh të botës, që arrin deri në 600 vende. Por tani që kërkesa është shtuar, shumë kompani po kërkojnë mënyra për të përballuar rritjen e beftë të numrit të pasagjerëve, dhe me vonesat e medha që kanë pllakosur Beoingun, vëmendja po rikthehet tek Airbus A380.
Javën e fundit të qershorit, 129 nga këta superavionë u ngritën sërish në qiell, sipas portalit Flightradar24. Në një kthesë spektakolare qëndrimi, Lufthansa gjermane konfirmoi së fundi përdorimin e disa A380 për sezonin veror 2023, dicka që deri përpara pak muajsh, konsiderohej e paimagjinueshme.
Pasagjerët e adhurojnë A380. Por pothuajse të gjithë operatorët e tij hasën në vështirësi të mëdha ekonomike për ta vënë në përdorim avionin gjigand, kryesisht për shkak të katër motorëve, të cilët konsumojnë nivele astronomike karburanti, si dhe vendeve të shumta në bord që duhen mbushur. Linja ajrore Emirates nga Dubai mbetet deri tani mbështetësi më i fortë dhe klienti më i mkadh i A380-tës, me përdorimin e 123 avionëve të tillë, pothuajse gjysma e të gjithë sasisë së prodhuar ndonjëherë.
Top Channel