Rasti misterioz i ‘Bobit të dobët’– piloti alien i UFO-s së kapur nga KGB (video-fotot)

09/07/2022 19:01

Një video e frikshme e një ‘entiteti alien’ që besohet se është regjistruar dikur nga shkencëtarët sovjetikë, vlerësohet ende nga studiues entuziastë të UFO-ve si pamja më e qartë e një jashtëtokësori.

Dhe në fakt, nga të gjitha videot që pretendojnë se janë “prova” të krijesave aliene që vizitojnë tokën apo në disa raste “të tokës”, asnjë nuk është kaq e vështirë për t’u shpjeguar sesa kjo e jashtëtokësorit të njohur në Perëndim si “Bobi i dobët”.

Në pamjet e publikuara fillimisht në 2011, krijesa trupvogël shihet me kafkën e saj super të madhe dhe sytë gjigantë të zinj, që tashmë janë bërë standarde për imazhet ilustruese ne media të vizitorëve alienë.

Video u postua filimisht nga një anonim në rrjetin Reddit, me emër përdorusi Ivan 0135, teksa shpjegonte se është regjistruar nga shërbimet sovjetike KGB pas rrëzimit të një anijeje kozmike në Rusi, e cila vinte nga “sistemi yjor Zeta Reticuli”.

“Skinny Bob” (Bobi i dobët) thuhej se ishte një përfaqësues diplomatik nga një planet rreth 40 vite dritë larg, që ishte dërguar për të diskutuar “çështje të interesave të përbashkëta.”

Por është e vështirë të besohet se një alien i ardhur nga një planet kaq i largët të duket kaq shumë njerëzor. Madje edhe sikur video të jetë një mashtrim, pyetjet mbeten; kush janë mashtruesit, për çfarë e bëjnë dhe çfarë fitojnë nga kjo?

Artisti i efekteve video Randy Sharp ka thënë per llogari te tij, se pamjet janë të rreme: “Teknologjia në kohën e prodhimit do të kishte kërkuar një nivel ekspertize nga dikush … me një nivel të lartë eksperience ose njohurie”, argumenton Sharp.

Por asnjë nuk ka tentuar të fitojë para nga video, për të cilën ekspertët llogarisin se do të kishte kushtuar rreth $250,000 për t’u krijuar me kaq saktësi.

Producenti kinematografik Adam Wells, ka thënë se video nëse është e punuar, është e punuar me shumë kujdes. por shton se “ka diçka te vetulla e tij që më duket anima-tronike dhe jo elektronike”.

Eksperti i UFO-ve Nigel Watson thotë se alieni Bob “duket tamam si dikush që del nga një disk fluturues, si ato që janë zbuluar në Roswell,” ose nga filmat me kartona të viteve 50-të Dan Dare”.

Madje ai shton se subjekti ka një ngashmëri të çuditshme me vizatimin që i ishte dërguar nga një person i rrëmbyer prej alienëve në vitin 1970.

Ai shton: “Dhe në fakt  Bob duket tepër humanoid dhe jo aq ekzotik sa mund të pritet prej qenieve nga sistemeve të largëta yjore”.

Kinematografi Charley Henley, i cili ka punuar në serialet e alienëve të Ridley Scott, thotë se ka shumë arsye pse alienët duken shumë njerëzorë: “Ka shumë dizajne të lidhura me anatominë njerëzore, ne vendosim shumë aspekte njerëzore te alienët.”

Sam Levin, studiues zoologjie në Universitetin e Oxford, thotë se nuk është shumë çudi që një alien të ketë tipare të ngjashme me tonat.

“Nuk mund të themi nëse alienët ecin me dy këmbë apo nëse kanë sy të mëdhenj jeshilë”, thotë Levin.

Më tej shton: “Por ne besojmë në teoritë e evolucionit si mjete për të kuptuar sesi mund të jenë alienët dhe kemi treguar shembuj të parashikimeve të forta që mund të bëjmë. Duke parashikuar se alienët kalojnë tranzicione, siç e tregon dhe kompleksiteti i specieve të tokës, mund të themi se ka nivele parashikueshmërie të evolucionit, që mund t’i bëjnë ata të duken si ne”.

FOTO GALERI
1/4
Në pamjet e publikuara fillimisht në 2011, krijesa trupvogël shihet me kafkën e saj super të madhe dhe sytë gjigantë të zinj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA