Magic Johnson (62 vjeç) e ka bërë traditë që një pjesë të verës ta kalojë duke shijuar bukuritë e Detit Mesdhe dhe disa prej qyteteve turistike më ekskluzive në zonë, shumë të kërkuar në këtë periudhë të vitit.
Në këtë rast, aventura e tij e fundit po e çon kryesisht përmes Greqisë, ku ka vizituar vende si Santorini, Mykonos apo Athinë dhe ka kaluar kanalin e famshëm të Korintit. Legjenda e NBA-së nuk ka munguar asnjë verë në Mesdhe që nga viti 2017 dhe shoqërohet gjithmonë nga miq të njohur si Samuel L. Jackson apo LL Cool J.
Me këtë rast, duket se vetëm reperi ka mundur të marrë pjesë në udhëtimin e radhës më një nga jahtet më luksoze dhe ekskluzive që mund të merren me qira sot: Solandge. Një pallat mbi ujë, qiraja e të cilit është rreth një milion euro në javë dhe vlera e tij i kalon 170 milionë euro.
Jahti 85 metra ka 8 kabina për 12 të ftuar dhe mund të strehojë një ekuipazh prej 34 personash dhe është ndërtuar në vitin 2013, megjithëse u ndryshua në vitin 2019. Solandge ka pothuajse çdo komoditet që mund të ëndërroni: pishinë, sauna, palestër, platformë helikopteri dhe kinema./ Super Sport
Top Channel