Foto ilustruese

Një makinë ka marrë flakë në ecje këtë mbrëmje në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Mjeti është djegur plotësisht, ndërsa drejtuesi nuk është lënduar.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik  në makinë.

“Rreth orës 19:40, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Xh.Sh.,  Si pasojë mjeti është djegur plotësisht. Nuk ka dëme në njerëz. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik  në mjet”, sipas policisë.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për dokumentimine plotë të rrethanave të ngjarjes .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA