23/12 21:18
Ish-futbollisti i Chelsea-t, Charly Musonda, është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë teksa ishte në bisedime për të nënshkruar me skuadrën belge Zulte waregem.
Anësori belg me origjinë nga Zambia ishte një nga perlat e akademisë së Chelsea-t, që nga viti 2015 e ka huazuar në klube të ndryshe si Betis Sevilla, Celtic Glasgow apo Vitesse.
Këto ditë, përpara se të zyrtarizohej kalimi i tij në ligën belge, anësori 25-vjeçar u zhduk. Ende nuk ka informacione për vendndodhjen e tij, nëse është mirë apo ka kaluar ndonjë problem serioz./ Super Sport
Top Channel