Një nënë britanike po lutet për reduktimin e dënimit të rëndë për djalin e saj ish-ushtarak i cili vrau çiftin e dy fqinjëve ngjitur shtëpisë pasi besonte se “ata ishin armiku”, sipas mediave vendase.
Lynn Reeves thotë se djali i saj Collin Reeves, i cili qëlloi për vdekje me thikë çiftin teksa fëmijët e tyre flinin në katin e sipërm, kreu aktet barbare për arsye të ‘Stresit Post-Traumatik’ të pësuar gjatë luftërave dhe sherbimit ushtarak, dhe sepse ishte braktisur nga ushtria që nuk i kishte dhënë ndihmën e duhur psikologjike.
Zyrtarë të ushtrisë thanë ndërkohë se nuk ka pasur ndonjëherë një kërkesë të tillë nga ish-ushtaraku apo familja e tij.
35 vjeçari Reeves u dënua me burgim të përjetshëm dhe një minimum prej 38 vitesh pasi u shpall fajtor për vrasjet nga gjykata e Bristol.
Më parë ai kishte pranuar vrasjen nga pakujdesia të Jennifer e Stephen Chapple, në Somerset, në jugperëndim të Britanisë më 21 nëntor të vitit të shkuar, me argumentim të reduktimit të përgjegjësisë.
Për vrasjen e tij Reeves kishte përdorur një thikë ceremoniale të ushtrisë, ne ngjarjen qe erdhi pas një konflikti të gjatë fqinjësh për parkingun mes nënës së tij dhe çiftit të ndjerë.
Nëna tashmë pretendon se djali saj vuan nga PTSD (stresi post-traumatik) dhe kjo kishte bërë që “të kapërcente gardhin e përbashkët të kopshtit dhe të hynte në shtëpinë e tyre për t’i vrarë”.
“Ne nuk duam të neglizhojmë faktin se Jennifer e Stephen Chapple humbën jetën e tyre dhe fëmijët e tyre mbetën pa prindër, për vuajtjen që familjarët dhe miqtë e tyre duhet të provojnë”, tha Lynn.
“Kjo nuk duhet të kishte ndodhur. Por ai që e kreu këtë nuk ishte Collin, nuk ishte karakteri i tij. Ai pranon se duhet të dënohet për veprimet e tij, megjithse ishte gjendja e tij mendore që e detyroi ta bënte, jo djali që njohim ne”.
Reeves është i martuar dhe baba i një fëmije me origjinë nga Uells, që ka luftuar në bazën britanike Camp Bastion në Afganistan, e me pas ne Irak, ku ka dëshmuar shumë plagosje e vdekje të kolegëve ushtarë apo të forcave militante kundërshtare.
Ai kishte nisur të punonte si shofer kamioni dhe shijonte aktivitete fizike e shoqërore.
Por nëna e tij fajëson ushtrinë dhe psikologët që nuk vepruan për ta ndihmuar edhe pse Reeves nuk kishte kërkuar ndihmë nga asnjë institucion. Jjuria e gjyqit gjithashtu besonte se ai nuk e dinte çfarë po bënte kur vrau fqinjët e tij.
Top Channel