Rrjeti më i madh shqiptar i supermarketeve lajmëron hapjen e hipermarketit më të ri në Pajtoni Business Center.
Me një investim serioz, hapësira e re prej 2000 m2 ofron lehtësirat dhe produktet më cilësore, për të shndërruar përvojën e blerjeve në një kohë të kaluar cilësisht për çdo familje shqiptare.
Ky investim i ri i Big Market vjen edhe me kurimin e zakonshëm italian, ku produktet më të mira të mishit dhe bulmetit vijnë nën kujdesin me përvojë dhjetra vjeçare e mjeshtrit Floriano Tagliavento.
“Kemi dhënë asistencën italiane për Hipermarketin më të ri të Big Market në Qendrën “Pajtoni”. Këtu do të gjeni produktet më të veçanta dhe risi të shumta, ku dashuria për cilësinë ka veshur çdo raft.”– tha Floriano Tagliavento
Kështu, nga data 8 deri në 10 korrik, përfaqësuesit e Big Market ftojnë të gjithë klientët e tyre dhe klientë të rinj të cilët dëshirojnë të përmirësojnë përvojën dhe blerjet e tyre, për t’ju bashkuar festës së Hapjes së Madhe në Pajtoni Business Center, ku do të ketë oferta fantastike, argëtim dhe muzikë.Ky investim i fundit mishëron më së miri filozofinë e kësaj marke, e cila njihet për lidhjen e saj me komunitetet ku operon, duke mundësuar të njëjtën cilësi premium dhe oferta të përshtatshme për të gjithë shqiptarët.
Top Channel