Elena Rybakina mposht Ons Jabeur në finale dhe fiton edicionin e tij viti (2022) të turneut Wimbledon.

Tenistja kazake arrin suksesin e saj të parë në karrierë në Slam, duke iu imponuar numrin 2 në botë 2-1 me sete, 3-6, 6-2, 6-2, kundër çdo parashikimi në një duel që zgjati një orë e 51 minuta.

Në setin e parë tenistja tuniziane imponoi markën e saj, duke zbutur lojën agresive të Rybakinës. Në setin e dytë, megjithatë, muzika ndryshoi, me kazaken (e cili u largua nga federata ruse në vitin 2018) që e theu dy herë në shërbim Jabuer, duke e mbyllur me diferencë 6-2.

Në fillim të setit të tretë vijon momenti i shkëlqyer i Rybakinës, e cila fiton dy “game”-et e para dhe vë me shpatulla pas muri Jabeur, e cila edhe në këtë set final dorëzohet me të njëjtin rezultat 6-2. Rybakina bëhet tenistja më e re pas vitit 2015 që arrin të fitojë Wmbledonin./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA