Thomas Strakosha drejt Manchester United. Lajmin e bujshëm e ka dhënë e para, media britanike “Talk Sport” dhe po bën me shpejtësi xhiron e botës, me ‘djajtë e kuq” që kanë identifikuar pikërisht shqiptarin si zëvendësuesin e parë të David De Geas.
Skuadra angleze huazoi te Nottingham Forest portierin e dytë Dean Henderson dhe aktualisht ka në organikë vetëm spanjollin David De Gea, ndaj Strakosha paraqet një alternativë mjaft të mirë, pasi mund të vijë si futbollist i lirë.
Gardiani kuqezi i dha fund aventurës 10-vjeçare te Laizo, ku të paktën prej 2016-ës ka luajtur rregullisht dhe numëron plot 208 ndeshje mes Serisë A, Kupës së Italisë dhe kompeticioneve europiane ku kanë luajtur bardhekaltrit.
Strakosha numëron gjithashtu edhe 19 ndeshje me Kombëtaren Shqiptare, ku prej vitesh ofron një duel shumë të bukur me Etrit Berishën, teksa eksperienca e tij është e mjaftueshme për të qenë zëvendësuesi i parë i një portieri mjaft të njohur, si spanjolli David De Gea./ Super Sport
Top Channel