“Di Maria 34-vjeçar? Unë jam 44 dhe akoma luaj futboll”, Buffon komenton transferimin e argjentinasit

09/07/2022 14:06

Angel Di Maria është prezantuar si futbollist i Juventusit me klubin bardhezi që e bindi argjentinasin me një kontratë njëvjeçare nga e cila do të përfitojë 5.5 milionë euro në sezon. Mbi transferimin e ish-lojtarit të PSG, opinioni është i dyzuar sidomos në lidhje me moshën 34-vjeçare të Di Marias.

Por, ai që del në krah të sulmuesit anësor është një legjendë e Juventusit, Gianluigi Buffon. Portieri që aktualisht aktivizohet me Parmën në Serie B, thekson se Di Maria nuk duhet gjykuar nga mosha dhe se është lojtari i duhur për të përforcuar skuadrën.

“Di Maria do të bëjë diferencën, ju thoni se ai është 34-vjeç. Por unë jam në moshën 44-vjeçare dhe ende luaj, çfarë do të thotë kjo?! Unë shoh që Di Maria është shumë i motivuar dhe numri në pasaportë është një problem vetëm në lidhje me projektin e klubit.

E pranoj, Di Maria nuk është lojtari i duhur për një projekt afatgjatë, por për të përmirësuar menjëherë dhe në plan afatshkurtës ekipin atëherë ai është i duhur dhe mund ta bëjë këtë. Di Maria do të japë efekt dhe do ta përforcojë Juventusin”, u shpreh Buffon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA