Lokomotiva e Zagrebit, që ka në përbërje plot 6 futbollistë shqiptarë, ka luajtur një miqësore luksi ndaj gjigantëve anglezë të Ajaxit, ndonëse vetëm 4 prej tyre patën mundësinë të zbresin në fushë.
Epërsia e holandezëve ishte e padiskutueshme dhe ia dolën të fitojnë 3-0, duke shënuar dy herë në pjesën e parë me anë të Taylor e Rasmussen dhe duke vulosur suksesin me anë të Enem pak minuta para fundit të ndeshjes.
Mbrojtësi Jon Mersinaj dhe mesfushori Enis Çokaj e nisën si titullarë sfidën ndaj holandezëve, ndërsa në pjesën e dytë ishte Sherif Kallaku që zbriti në fushë pikërisht në vendin e shokut të tij te përfaqësuesja kuqezi.
Luajti pak minuta në pjesën e dytë edhe 19-vjeçari nga Kosova, Art Smakaj, ndërsa mesfushori Indrit Tuci dhe mbrojtësi Albion Marku e panë të gjithë ndeshjen nga stoli./ Super Sport
Top Channel