962 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit/ 33 të prekur në spital, ndërron jetë 84-vjeçarja nga Tirana

09/07/2022 16:52

Vendi ynë sërish ka regjistruar shifra të larta të të infektuarve me COVID përgjatë 24 orëve të fundit, ku kanë rezultuar të prekur 962 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2245 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 404 qytetarë në Tiranë, 62 në Durrës, 46 në Vlorë, 43 në Berat, 35 në Sarandë, 33 në Lezhë, 32 në Shkodër, 28 në Lushnje, 23 në Kamëz, nga 22 qytetarë në Elbasan, Patos, 21 në Fier, 19 në Kavajë, 18 në Gjirokastër, nga 13 qytetarë në Divjakë, Krujë, Korçë, 10 në Himarë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Dimal, Kuçovë, Belsh, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kurbin, Roskovec, Mallakastër, Librazhd, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Puke, Mirditë, Dibër, Delvinë, Këlcyrë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Maliq, Pogradec, Devoll, Skrapar, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Mat, Selenicë, Përmet.

Janë 6,189 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 33 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2, një 84-vjeçare nga Tirana.

Janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 277,992 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të covid në vendin tonë janë regjistruar 287,694 të infektuar, ndërsa 277,992 janë shëruar.  Kurse 3,513 persona nuk kanë mundur dot t’i mbijetojnë armikut të padukshëm.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Statistika (9 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 962
Të shëruar në 24 orë 416
Të shtruar në spitale 33
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2245

Testime totale 1,865,425
Raste pozitive 287,694
Raste të shëruara 277,992
Raste Aktive 6,189
Humbje jete 3,513

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,757
Fier 444
Durrës 440
Vlorë 364
Shkodër 251
Berat 217
Elbasan 203
Gjirokastër 179
Lezhë 150
Korçë 91
Dibër 68
Kukës 25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA