Pas zyrtarizimit të Kessié-t dhe Christensen, Barcelona mendon edhe për largimet. Lëvizja e parë në dalje tashmë është zyrtare. Clement Lenglet i bashkohet Tottenhamit në formë huazimi për një sezon, pa asnjë mundësi blerjeje.
Qendërmbrojtësi francez mbërriti në Londër ditë më parë për të mbyllur transferimin dhe pasi plotësoi të gjitha dokumentet u zyrtarizua këtë të premte.
Lenglet ka vendosur t’i bashkohet një ekipi që luan në Champions, ku pritet të jetë titullar i padiskutueshëm. Francezi kërkohej edhe nga Juvja, por ai ka zgjedhur t’i japë “OK”-in Tottenhamit pas interesimit të Contes.
Lenglet pret të luajë në vazhdimësi për të bindur edhe Deshcamps që ta grumbullojë në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Barça bën lëvizjen e parë, tani pritet të largohen emra të tjerë si: Umtiti, Riqui Puig, Neto, Braithwaite, Trincao dhe Mingueza./ Super Sport
Top Channel