Momentet e tmerrit kur 22-vjeçarja kris shtyllën kurrizore pas hedhjes në lumë nga ura 15m e lartë (fotot)

08/07/2022 18:30

Libby Sinden theu shpinën e saj duke u hedhur nga ‘Ura e Djallit’ në Cumbria në veri të Britanisë korrikun e shkuar, në një veprim të pamenduar që e la për disa muaj në karrige me rrota dhe mund t’i kishte kushtuar edhe më shtrenjt.

Punonjësja e re e shëndetësisë nga Preston mori guximit të hidhej në ujin e freskët të lumit Lune teksa miqtë e saj filmonin me celularë.

Por më vonë ajo tregon se impakti i përplasjes ishte “si të godisje një mur tullash” i cili kishte thyer menjëherë një prej vertebrave të saj.

Tashmë pas një viti Libby kujton momentin që “i ndryshoi jetën” duke dhënë paralajmërimin e vrazhdë që të tjerë të mos pësojnë atë që e gjeti vetë.

Duke postuar momentin e tmerrshëm në TikTok @libby_sinden, ajo tregon sesi duke kërkuar emocionin e momentit u hodh nga lartësia në ujin poshtë urës.

Pas hedhjes ajo dëgjohet që thotë “kam vrarë kurrizin” teksa arrin të notojë deri në breg, para se video të kalojë në përshkrimin e aksidentit nga agjencitë e lajmeve dhe helikopteri i emergjencave që erdhi ta merrte.

Libby kishte pritur në dhimbje për tre orë deri sa të vinte ndihma mjekësore.

Më pas në spitalin e Preston, në një operacion gjashtë orësh në shtyllën kurrizore asaj iu instaluan shufra metali e vida titani për të lidhur sërish bashkë kockat.

Ajo qëndroi më pas për një javë në spital dhe për katër muaj në karrige me rrota, duke u detyruar të mësonte përsëri të ecte.

Ajo tregon për Manchester Evening News: “Unë besoj se isha nga at me fat që nuk mbeta e paralizuar, apo të kisha hasur ne gurë poshtë ujit”.

“Sapo u lëshova ndjeva një frikë para se të godisja ujin pasi e kuptova sesa lart ishte. Godita ujin sikur të ishte diçka e palëvizur dhe j e rrjedhshme, njëlloj si të godisja një mur tullash”.

“Për një fije mund të isha paralizuar apo të kisha vrarë veten. Ata më nxorrën nga uji dhe nisa të ftohem, kisha hipotermi, kur më në fund shkova në spital me çuan për operacion emergjent”.

“Më futën tre shufra metali dhe gjashtë vida në shtyllën kurrizore për ta mbajtur të mbledhur”.

“Mesazhi im për njerëzit është se një vendim i vogël i pamenduar mund të të ndryshojë jetën, prandaj mos e bëj”.

Shumë përdorues të rrjetit falenderonin vajzën për ndarjen e eksperiencës.

Një prej tyre tha: “Është e trishtë por kanë vdekur njerëz duke u hedhur nga kjo urë. Disa tabela të vogla paralajmërimi nuk mjaftojnë”.

FOTO GALERI
1/6
Libby Sinden theu shpinën e saj duke u hedhur nga ‘Ura e Djallit’ në Cumbria në veri të Britanisë korrikun e shkuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA