Seanca në Apel për Ballukun, zv.Kryeministrja kërkon heqjen e masave nga GJKKO, Gjykata merr vendimin Katër persona nga Durrësi dhe një përson nga Tirana janë vënë në hetim, pasi kishin zaptuar plazhet publike në bregdet.
Ndërsa plazhet janë plot dhe pushuesit e kanë të vështirë të gjejnë plazhet publike, policia e Durrësit ka shtuar kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike.
Operacioni policor i koduar “Bregdeti i lirë” ka liruar disa hapësira të zëna në zonën e Porto Romanos.
Pesë administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse dhe në 5 plazhet e paligjshme u sekuestruan 400 komplete me çadra dhe shezlongë.
Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit B. C., 36 vjeç, banues në Tiranë; F. Rr., 27 vjeç, L. B., 24 vjeç, E. S., 46 vjeç dhe H. L., 35 vjeç, të katërt banues në Durrës.
Top Channel