Këpucë e gjymtyrë njerëzore gjenden pasi luanët vrasin gjuetarët ilegalë të rinocerontëve (fotot)

08/07/2022 16:15

Mbetje të vrazhda trupore të tre gjuetarëve ilegalë janë gjetur panë armëve të zjarrit dhe një sëpate, me të cilat besohet se do të prisnin brirët e rinocerontëve që kërkonin të vrisnin për të shitur në tregun e zi.

Për aktivistët e mbrojtjes së kafshëve vrasësit e këtyre krijesave për sport ose përfitim, janë gjithmonë një armik, prandaj kur gjuetarë të tillë gjejnë një fund të përgjakshëm, ata nuk ka shumë gjasa të derdhin lot.

Kështu ndodhi dhe me Riaan Naude gjuetari i njohur me pagesë që kishte vrarë dhjetra luanë, elefantë e xhirafa që u gjet i vdekur në stil ekzekutimi disa ditë më parë në Afrikën e Jugut.

Por vdekja e Naude duket se ka qenë e shpejtë, çka nuk mund të thuhet për atë të tre gjuetarëve që gjetën fundin e tyre dy muaj më parë.

Një kokë dhe disa gjymtyrë të prera, si dhe tre palë këpucë të zbrazura ishte gjithçka kishte mbetur nga tre burrat kur ata u zbuluan.

Treshja kishte hyrë në rezervatin Sibuya në Afrikën e Jugut, me qëllim vrasjen e një tufe rinocerontësh.

Të pajisur me armë zjarri dhe sëpata, ata duhet të vrisnin rinocerontët për të shitur brirët e tyre në tregun e zi.

Por ata nuk morën në konsideratë një tufë luanësh me sjellje shumë protektive që silleshin në park.

Pas incidentit, pronari i rezervatit Nick Fox tha se gjuetarët ishin të armatosur rëndë dhe kishin rezerva të bollshme ushqimore, “prandaj ne dyshojmë se ata kërkonin rinocerontët tanë.”

“Por luanët janë mbikqyrës e guardianë të perhershem te parkut dhe gjuetarët duket se u ngatërruan me tufën e gabuar”, shtoi ai.

Kjo nuk ishte hera e parë që natyra ‘lufton’ kundër shtypësve të saj.

Në maj 2018, gjuetari i trofeve Claude Kleynhans u godit për vdekje nga briri i bufalos pranë lumit Levubu në Afrikën e Jugut.

Ai ishte duke ngarkuar kufomën e një bufalo në kamionin e tij kur një tjetër kafshë erdhi me vrull dhe e goditi me bri në kofshë duke dërguar 54-vjeçarin në varr në kohë të hershme.

Sipas departamentit të pylltarisë së Afrikës së Jugut një total prej 451 rinocerontësh janë vrarë në 2021 – 327 brenda rezervateve qeveritare dhe 124 në prona private.

FOTO GALERI
1/5
Gjuetaret do të prisnin brirët e rinocerontëve që kërkonin të vrisnin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA