Dy humbje jete nga Covid19! MSH: Në 2221 testime rezultuan 1001 qytetarë të infektuar, 687 të shëruar në 24 orët e fundit

08/07/2022 16:57
Health workers of the Genoa White Cross wearing protective health masks and overalls visit patients suspected of having contracted the covid 19 coronavirus in facility tent set up at the Galliera Hospital in Genoa, Italy, 13 March 2020. Tough lockdown measures kicked in throughout Italy on 12 March after Prime Minister Giuseppe Conte announced late on 11 March that all non-essential shops should close as part of the efforts to contain the ongoing pandemic of the COVID-1. ANSA/LUCA ZENNARO

Numri i të infektuarve me Covid 19 në 24 orët e fundit ka qenë mjaft i lartë, ku nga 2221 testime rezultuan pozitivë 1001 qytetarë.

Dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit ndërsa 687 qytetarë janë shëruar gjatë kësaj kohe.

Ministria e Shëndetësisë: 2221 testime, 1001 qytetarë të infektuar, dy humbje jete dhe 687 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2221 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1001 qytetarë, në këto bashki:
464 në Tiranë, 73 në Durrës, 37 në Sarandë, 36 në Vlorë, 32 në Fier, 25 në Kamëz, nga 24 qytetarë në Lushnje, Elbasan, nga 23 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 18 në Berat, 16 në Dimal, 14 në Kavajë, 13 në Gramsh, nga 12 qytetarë në Kurbin, Korçë, 11 në Roskovec, nga 10 qytetarë në Bulqizë, Patos, Divjakë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Dibër, Himarë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Kukës, Mallakastër, 6 në Vorë, nga 5 qytetarë në Delvinë, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Shijak, Përmet, Poliçan, nga 3 qytetarë në Pukë, Mat, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Këlcyrë, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Selenicë, Libohovë, Pogradec, Skrapar, Librazhd.
Janë 5,644 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 31 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tiranë të moshave 63-76 vjeç.
Janë shëruar 687 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,889 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1001
Të shëruar në 24 orë 687
Të shtruar në spitale 31
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2221

Testime totale 1,863,180
Raste pozitive 286,732
Raste të shëruara 277,576
Raste Aktive 5,644
Humbje jete 3,512

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,509
Fier 401
Durrës 365
Vlorë 339
Shkodër 213
Berat 204
Elbasan 171
Gjirokastër 163
Lezhë 115
Korçë 75
Dibër 63
Kukës 26

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA