46 shorte pa fitues, Krishtlindjet sjellin xhekpot 1.817 miliardë dollarë në Powerball në SHBA Edhe pse në Londër bën çmos derisa ta detyronin të dorëhiqej, jo të gjithë janë të lumtur për largimin e Boris Johnosn, e sidomos në Ukrainë.
Banorët e kryeqytetit Kiev shprehën trishtim për lajmin se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dha dorëheqjen si lider i Partisë Konservatore, duke e përshkruar atë si mik të Ukrainës dhe shpresat e tyre se largimi i tij nuk do të ndikojë negativisht në mbështetjen që ka dhënë Londra që nga fillimi i pushtimit rus.
“Oh, zot, Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen. Në Shtetet e Bashkuara ka zgjedhje në vjeshtë. Jam e shokuar. Shpresoj se nuk do të ngelim prapa”.
“Është për të ardhur keq, sepse Boris Johnson është një mik i madh i Ukrainës, le të vijë këtu e të bëhet kryeministri ynë. Unë mendoj se popullariteti i tij këtu është edhe më i madh se popullariteti i kryeministrit ukrainas.
“Është shumë e trishtueshme ajo çfarë dëgjuam për Boris Johnson, kam një simpati personale për të. Ai po e ndihmonte shumë Ukrainën. Ai ishte një nga të parët që erdhi këtu, Është shumë e trishtuar që ai dha dorëheqjen. këtu të gjithë e duan dhe e respektojnë. Do doja shumë që ai të vinte këtu, e presim me padurim“.
Edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e telefonoi të enjten Boris Johnson për të shprehur “trishtimin” e tij për dorëheqjen e liderit britanik si lider konservator dhe largimin e afërt si kryeministër, tha Kievi.“Ne nuk dyshojmë se mbështetja e Britanisë së Madhe do të vazhdojë, por udhëheqja juaj personale dhe karizma juaj e bënë atë të veçantë”, i tha Zelensky.
Top Channel