Befason mesfushori anglez, “var këpucët në gozhdë” në moshën 30-vjeçare

08/07/2022 14:41

Jack Wilshere e mbyll me futbollin. Mesfushori i rritur te Arsenali, i cili debutoi me “topçinjtë” që në moshën 16-vjeçare dhe shihej si një nga futbollistët më premtues, ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë” në një moshë kur pritej të ishte në kulmin e karrierës.

Në kushte të tilla, SuperSport shkruan se mesfushori ka vendosur ta mbyllë njëherë e mirë me futbollin e luajtur, ndonëse në moshën 30-vjeçare, teksa e ardhmja pritet të jetë sërish në të njëjtin sport, por këtë herë me detyra të tjera.

Me fanellën e Arsenalit, Wilshere numëron 197 ndeshje dhe 14 gola të shënuar, ndërsa në total numëron 288 ndeshje me klube dhe 18 gola të shënuar. Mesfushori ka veshur plot 34 herë edhe fanellën e përfaqësueses angleze, me të cilën ka shënuar edhe dy gola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA