Sulm me raketa në Kramatsork në Ukrainë, raportohet për një viktimë dhe gjashtë të plagosur

07/07/2022 16:22

Një sulm me raketa është kryer ditën e sotme në Kramatsork nga ushtria ruse, ku si pasojë ka mbetur pa jetë një persin dhe janë plagosur gjashtë të tjerë.

Guvernatori rajonal i Donteskut Pavlo Kyrylenko ka bërë me dije se sulmi me raketa ka goditur qendrën e Kramstsorkut dhe shifrat mund të ndryshojnë nga momenti në moment pasi mund të ketë ndonjë trup nën rrënoja.
Gjashtë ndërtesa janë shkatërruar nga sulmi duke përfshirë një hotel dhe një ndërtesë të lartë banimi. Guvernatori bën me dije se ky ishte një sulm i qëllimshëm ndaj civilëve.

Kyrylenko tha se Rusia do të vijojë të luftojë kundër njerëzve të paarmatosur, duke thënë se kjo nuk do të ndalet derisa rusët të ndalen.

Moska ka mohuar vazhdimisht se forcat e saj synojnë zonat civil.

Kjo pamje e zjarrfikësve që përpiqen të shuajnë një makinë të djegur pas një greve është marrë në Kramatorsk më herët sot.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel