Rezoluta e miratuar së fundi nga Parlamenti Europian u përshëndet s ii pari dokument i tij ku nënvizohej nevoja për një marrëveshje finale të bazuar tel njohja e ndërsjelltë mes Serbisë e Kosovës.

Por kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, e ka vënë këtë në pikëpyetje.

“Komisioni Evropian në dokumentin e tij zyrtar, për qëndrimin negociues të kapitullit 35, që në rastin tonë ka të bëjë me Kosovën dhe normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, nuk e përmend askund njohjen, por thotë normalizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve me Prishtinën. Unë vetëm mund ta marr me mend se Parlamenti Europian do të udhëzojë Komisionin Europian të ndryshojë këtë pozicion negociues. Pastaj, nuk e kam të qartë se si do ta ndryshojë pozicionin negociues në mes të procesit të bisedimeve, sepse këto nuk janë ndryshime të vogla në rregulla. Do të ketë ndryshime të mëdha. Për sa i përket kësaj, topi tashmë është në fushën e Brukselit. Prandaj kërkoj po kërkoj nga BE-ja të na tregojë nëse rregullat e lojës po ndryshojnë tani apo nëse ne kemi ende këtë pozicion negociues që kemi pasur në dialog”, tha Bërnabiç.

Pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën, por PE-ja është institucioni i vetëm që e trajton Kosovën si shtet.

Në rezolutën e saj, 5 vendeve në fjalë u bëhej thirrje që ta njohin më në fund mëvetësinë e Kosovës, ndërsa në të tre raportet e miratuara në 6 korrik për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, apelohej  për mbështetje të perspektivës europiane të tyre.

Top Channel