“Në gojën e dragonjve”/ Shkrirja e akullnajave kërcënon veriun e Pakistanit

07/07/2022 12:16

Tre nga vargjet malore më spektakolare në botë kryqëzohen në veri të Pakistanit – Himalajet, Hindu Khush dhe Karakoram – duke formuar rezervuarin më të madh të akullit jashtë poleve.

Veriu malor i vendit është shtëpia e më shumë se 7,000 akullnajave – më shumë se çdo rajon jashtë poleve – por valët e shpeshta dhe intensive të të nxehtit të lidhura me ndryshimet klimatike po bëjnë që ato të shkrihen, duke rritur rrezikun e përmbytjeve të shpejta, siç ndodhi edhe në fshatin pakistanez të Javed Rahit.

Vala e përmbytjes mori para  nëntë shtëpi dhe dëmtoi shumë të tjera.

“Gratë dhe fëmijët po bërtisnin. Disa njerëz të tjerë po përpiqeshin të ruanin sendet shtëpiake. Ishte e tmerrshme”, shprehet një banor.

“Ne humbëm gjithçka brenda dy orëve. Humbëm tokën dhe shtëpitë tona”.

“Ndryshimi i klimës është  një fatkeqësi natyrore, por mendoj se edhe njerëzit po kontribuojnë në të. Ne po shkatërrojmë natyrën. Kjo zonë është e akullnajave dhe ne e kemi pushtuar atë.”

Pakistani është vendi i tetë më i cenueshëm në botë ndaj motit ekstrem të shkaktuar nga ndryshimet klimatike, sipas Indeksit Global të Rrezikut të Klimës
Vendi po përjeton valë të nxehta më të hershme, më të shpeshta, me temperatura që tashmë arrijnë 50 gradë Celsius.

Top Channel