Monika Kryemadhi: Edi Rama është një vegël qorre e grupeve anti-shqiptare, siç shiti Kosovën po shet edhe vendin tonë

07/07/2022 20:45

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ishte pjesë e protestës së organizuar nga opozita ditën e sotme, ku tha se i vetmi flamur partie është flamuri shqiptarë të cilin Rama e ka “zhvlerësuar” me “Open Balkanin”.

Kryemadhi u shpreh se Shqipëria është në rrezik jo për faktin se Rama është kryeministër, por sepse ai është vegël qorre e grupeve anti-shqiptare dhe sepse siç shiti Kosovën e po shet edhe Shqipërinë.

Monika Kryemadhi: Mirmbrëma Tirana e bukur të cilën e ka errësuar Erion Veliaj, por e ka ndriçuar shpresa e shqiptarëve. Edi Rama me avokatin e tij Erion Veliaj, paratë tuaja i fusin në xhepin e tyre dhe juve policëve ju nxjerrin të përballoheni në rrugë. Sot në këtë takim të jashtëzakonshëm, më shumë se kurrë japim mesazhin e fortë që I vetmi flamur partie është flamuri shqiptar, që në fushën e tij ka gjakun e mijëra shqiptarëve. Ky flamur sot më shumë se kurrë ka rëndësinë më të madhe sepse sot më shumë se kurrë Rama e ka prishur me “Open Balkan”. Sot më shumë se kurrë ky bulevard po i jep shpresën shqiptarëve, detyra e opozitës është të mos zhgënjejë shqiptarët. Shqipëria është në rrezik më shumë se kurrë, jo sepse Rama është kryeministër por sepse është një vegël qorre e grupeve anti-shqoptare sepse siç shiti Kosovën po shet edhe Shqipërinë. Zoti e bekoftë Shqipërinë e Shqiptarët kudo që janë

Top Channel