Mbi 50 ministra e ‘braktisën’! Boris Johnson dorëhiqet si kryetar partie dhe si kryeministër

07/07/2022 13:15

Kryeministria e Boris Johnson ka përfunduar. Boris Johnson dha dorëheqjen si lider konservator sot dhe do të vazhdojë si kryeministër deri në vjeshtë.

Johnson shpalli publikisht dorëheqjen një deklaratë të jashtëzakonshme këtë të enjte.

Vendimi erdhi pasi më shumë ministra dhe ish-aleatë tërhoqën mbështetjen e tyre për kryeministrin britanik dhe i kërkuan atij të japë dorëheqjen.

Deri më tani, numri i ministrave të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga qeveria e Boris Johnson, ka shkuar në 55, ndërsa së fundmi është larguar edhe ‘besniku’ i tij, Brandon Lewis, i cili mbante postën e sekretarit të Irlandës së Verut.

Top Channel