Mbi 200 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
07/07/2022 17:24
258 raste të reja janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit dhe asnjë rast humbje jete nga koronavirusi.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 177 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 602.
Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë aplikuar 65 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Top Channel