Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj
Megjithse ta kthesh biznesin tënd në një sipërmarrje miliardere duket si një ëndërr, kjo duket se nuk ka impresionuar drejtorin e fondit të investimeve ‘Jupiter’, Andrew Formica, i cili ka vendosur të kthehet në vendin e tij Australi për të kaluar kohë me prindërit e moshuar, mes arsyeve të tjera personale që ka listuar.
51-vjeçari është ende ‘i ri’ për të dalë në pension por ka arritur shumë në karrierë, siç është ngritja e kompanisë së tij në vlerën gjigante prej 68 miliardë dollarë.
Në një intervistë me revistën Bloomberg, Formica tha: “Dua vetëm të shkoj të rri në plazh e të mos bëj asgjë. Nuk mendoj më për asgjë tjetër”.
Suksesi i Formica si drejtues i një kompanie $68 miliardëshe nuk mund të krahasohet me pasuri si për shembull të Elon Musk që ka akumuluar $225.3 miliardë, apo kreu i Facebook/Meta, Mark Zuckerberg me rreth $57.9 miliarde.
Tipalti Approve parashikon se Elon Musk mund të bëhet individi i parë trilioner në vitin 2024.
Raportimet tregojnë se megjithë komentet e tij prej “njeriu me këmbë në tokë”, Musk vazhdon të arkëtojë miliona të pashpjegueshme që prej shitjes së kompanive si PayPal dhe më pas me angazhimet në sipërmarrjet e inovacionit të komanduar si Tesla apo grupi hapësinor SpaceX.
Top Channel