Johnson telefonatë Zelenskyt pas dorëheqjes: Britania do të vijojë me mbështetjen, je një hero të gjithë të duan

07/07/2022 16:44

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, i cili pak më herët dha dorëheqjen si kreu i Partisë Konservatore në Britani, kishte një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainë Volodymir Zelensky, të cilit i shprehu mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar.

Johnson theksoi mbështetjen e palëkundur ndërpartiake të Mbretërisë së Bashkuar për njerëzit e Presidentit Zelensky dhe tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ofrojë ndihmë jetike mbrojtëse për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Johnson tha gjithashtu se ai do të vazhdojë të punojë me ritmin me partnerët për t’i dhënë fund bllokadës së grurit në javët e ardhshme.

Ai falënderoi Presidentin Zelensky për gjithçka që po bën për të qëndruar në këmbë për lirinë, për miqësinë e tij dhe për mirësinë e popullit ukrainas.

Presidenti Zelensky falënderoi kryeministrin për veprimin e tij vendimtar në Ukrainë dhe tha se populli ukrainas ishte mirënjohës për përpjekjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Johnson e përfundoi fjalën  e tij duke “lavdëruar” Zelenskyn dhe i tha atij: “Ti je një hero, të gjithë të duan”, shtoi zëdhënësi.

Top Channel