Deputeti demokrat Xhelal Mziu thirri në interpelancë ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për projektin e Rrugës së Arbrit. 

Sipas Mziut, pavarësisht kostove të larta të këtij investimi, projekti që po zbatohet nga kompania Gjoka Konstruksion është ende i paplotë dhe jashtë standardeve.

Por, ministrja Balluku tha se rruga e Arbrit është një ndër projektet më me rëndësi për zonën. Debatet mes tyre agravuan deri në akuza personale.

Në interpelancë u thirr sot edhe ministrja e bujqësisë Frida Krifca nga deputeti socialist Erion Braçe. Sipas tij fermerët po përballen me rritje të fortë të çmimeve të lëndëve të para dhe qeveria duhet të shtojë mbështetjen buxhetore ndaj tyre.

Ai kërkoi shifra konkrete lidhur me pagesat e skemave mbështetëse ndaj fermerëve që sipas tij përveçse të pamjaftueshme, janë edhe burokratike.

Por, para se të bënte bilancin, ministrja Krifca hodhi poshtë akuzat se bujqësia po falimenton duke i cilësuar alarme të rreme.

Top Channel