Kërcënim nga Irani, SHBA zhvendos 10 avionë ushtarakë nga Britania dhe ngre alarmin në dy baza ajrore
Pas dëmtimit prej një shpërthimi ende nën hetim, autoritetet në shtetin amerikan të Georgias u detyruan ta shkatërrojnë për arsye sigurie një monument mjaft të njohur graniti atje.
I ndërtuar në 1980-tën, monumenti ishte pagëzuar me emrin “Stonehenge-i i Amerikës”, një referencë kjo ndaj strukturës së famshme prehistorike në Mbretërinë e Bashkuar.
Por jo të gjithë duket pajtoheshin me këtë emërtim. Kritikë të shumtë e përshkruanin atë si një monument satanik, pavarësisht faktit që mbi vete kishte të gdhendura këshilla sesi të mbrohet njerëzimi.
Byreja Federale e Hetimit është duke verifikuar filmimet e kamerave të sigurisë në zonë për të hedhur më shumë dritë mbi shpërthimin që rrëzoi pjesërisht Georgia Guidestones.
Pamjet tregojnë një makinë që largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe aty është përqëndruar në këto momente hetimi.
Struktura 5.8 metra e lartë pranë Elbertonit, në lindje të Atlantës, u porosit nga një person ose një grup njerëzish që fshiheshin nën pseudonimin RC Christian.
Në 22 mars të 1980-tës, monumenti 119 tonësh u zbulua përpara një turme njerëzish, njëri prej të cilëve, një pastor menjëherë deklaroi se ky ishte një kult për adhurimin e djallit, për shkak të ngjashmërisë së pllakave të tij me ato të Stonehenge.
Në secilën anë të gurëve ishin gdhendur në katër gjuhë të lashta, atë kuneiforme, në greqishten e vjetër, sanskriptisht dhe hieroglife egjiptiane, fjalët: “Le të jenë këto gurë udhërrëfyes të një epoke ku mbizotëron arsyeja”, ndërsa ne gjuhe te tjera kishte dhe udhëzime të fshehta për rindërtimin e shoqërisë pas Ditës së Gjykimit.
Top Channel