Elon Musk lind binjakë me shefen e kompanisë së tij të mikroçipeve Neuralink (fotot)

07/07/2022 15:25

Elon Musk ka lindur pa shumë zhurmë dy binjakë me shefen 30-vjeçare të kompanisë së tij të mikroçipeve.

Kreu 51 vjeçar i Tesla raportohet se ka lindur binjakët në nëntor me Shivon Zilis, drejtore e operacioneve të kompanisë së robotit ‘njeri-makineri’ Neuralink, raporton rrjeti Insider.

Ai njihet tashmë që ka të paktën nëntë fëmijë.

Musk e Zilis kishin depozituar në prill një peticion për të ndryshuar emrin e fëmijës për të pasur edhe mbiemrin e nënës, tregojnë dokumentet e gjykatës.

Binjakët kanë lindur në nëntor, disa javë para zhurmave se Musk kishte lindur një tjetër femijë me këngëtaren kanadaze Claire Boucher, e cila performon me emrin Grimes, me anë të një nëne të huaj (surrogate), shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Zilis, e lindur në Ontario, Kanada, është njohur me Musk gjatë projektit OpenAI, studimi i inteligjencës artificiale i krijuar nga Musk në 2015, shkruan Insider.

Në vitin 2015, Zilis ka qenë në listën e më të pasurve të Forbes për nën-30 vjecarët sipërmarrës deri në 2017, kur ajo nisi të punojë me inteligjencën artificiale te Tesla.

Vitin e kaluar Zilis postonte një foto me Princin britanik Harry kur ai vizitonte kompaninë e saj teknologjike në SHBA.

Pas ndarjes nga ish-gruaja Justine, Elon Musk nisi të takohej me aktoren britanike Talulah Riley, me të cilën u martua në 2010. Martesa e tyre mori fund në 2012, dhe Mausk i rimartua disa muaj më vonë.

Elon është shoqëruar më pas me aktoren Amber Heard, 35 vjeçe, nga fundi i vitit 2016 deri në fillim të 2017, pasi “e kishte ndjekur” prej disa vitesh, sipas raportimeve.

Ish-bashkëshorti i sa Johnny Depp më vonë akuzonte Amber se e kishte tradhtuar me Elon teksa ishin të martuar, por ata të dy i mohojnë akuzat.

Por në 2017, Musk tha për revistën Rolling Stone se ishte “vërtet i dashuruar me Amber” dhe se ndarja e kishte lënduar shumë.

Elon e Grimes nisën të shoqëroheshin prej prillit 2018, me të cilën ka dy fëmijë dhe është ndarë këtë vit, sipas nje interviste të Grimes me Wall Street Journal.

FOTO GALERI
1/9
Kreu 51 vjeçar i Tesla raportohet se ka lindur binjakët në nëntor me Shivon Zilis, drejtore e operacioneve të kompanisë së robotit ‘njeri-makineri’

Top Channel