Egjipti arreston organizatorët e lojës “Beteja e Batman” duke iu trembur kryengritjes anti-qeveritare (fotot)

07/07/2022 16:44

Katër organizatorë të një eventi “zbavitës” të organizuar në rrjetin Facebook janë arrestuar në Egjipt me akuza se po “planifikonin një kryengritje” dhe se po “përdorin reagimet e përdoruesve për të fituar para”.

 

Eventi “Helvan Real Batman Battle” u organizua kur dy përdorues pretendonin se ishin vërtet luftëtari i maskuar.

Një i tretë kishte propozuar të visheshin me kostumet e superheroit dhe të “luftonin një betejë” në zonën Helvan në Kairo “për të zgjidhur çështjen”.

“Cilido që mbetet gjallë është Batman  i vërtetë,” thuhet më tej në përshkrimin e eventit.

Por disa ditë pas ekspozimit të eventit në rrjetet televizive, autoritetet e sigurisë shprehën shqetësime duke thënë se mund të promovojë dhunën apo një kyengritje të mundshme ndaj qeverisë.

Prezantuesja televizive Lamis al-Hadidi bëri lidhjen mes datës së caktuar për eventin dhe përvjetorit të grushtit ushtarak të shtetit që përmbysi ish-Presidentin Mohammed Morsi. Më shumë se 900 njerëz u vranë më pas kur forcat e sigurisë shpërndanin me forcë protestat paqësore me ulje në bulevarde të mbështetësve të Morsi në dy sheshet kryesore të kryeqytetit me 14 gusht 2013, sipas grupit monitorues Human Rights Watch.

Mediat sociale konsiderohen si hapësirat e fundit të lira për kritikët e presidentit Sisi, por tashmë ministria e brendshme po i monitoron ato nga afër 24 orë në ditë.

Arrestimi i organizatorëve të “Helvan Real Batman Battle” vjet disa javë para samitit të OKB për klimën që mbahet në rezortin e Detit të Kuq në Sharm el-Sheikh.

FOTO GALERI
1/3
Katër organizatorë të një eventi “zbavitës” të organizuar në rrjetin Facebook janë arrestuar në Egjipt me akuza se po "planifikonin një kryengritje"

Top Channel