“Besniku” i Boris Johnson jep dorëheqjen si sekretar i Irlandës së Veriut: Ndihem i keqardhur!

07/07/2022 09:48

Brandon Lewis ka dhënë dorëheqjen si sekretar i Irlandës së Veriut pas refuzimit të Boris Johnson për të hequr dorë, pavarësisht thirrjeve nga disa prej ministrave të kabinetit të tij.

“Një qeveri e denjë dhe e përgjegjshme mbështetet në ndershmërinë, integritetin dhe respektin e ndërsjellë. Është një çështje e keqardhjes së thellë personale që duhet të largohem nga qeveria pasi nuk besoj më se ato vlera po mbështeten. Unë i kam dorëzuar kryeministrit letrën e dorëheqjes”, shkroi sekretari në Twitter.

Lewis, i cili ka qenë sekretar i Irlandës së Veriut që nga viti 2020, ishte në mesin e ministrave të kabinetit që i tha Johnson të mërkurën se duhet të dëgjojë shumicën dërrmuese të Partisë Konservatore dhe të japë dorëheqjen.

Numri i largimeve nga lista e pagave të qeverisë ka shkuar mëngjesin e sotëm në 54, ndërsa një mori ministrash kërkuan dorëheqjen e kryeministrit.

Por një burim tha për Sky News se Johnson nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, duke shtuar se kryeministri dëshiron “të luftojë”.

Top Channel