Ukraina ka penguar një përpjekje për avancim rus në veri të rajonit të saj Donetsk, por qyteti i Slovianskut dhe zona të tjera civile janë duke u bombarduar rëndë, thanë zyrtarët ukrainas sipas Sky News.

Rusia ka rritur fokusin e saj në Donetsk, pjesën jugore të të cilit tashmë e kontrollon, pasi përfundoi pushtimin e rajonit fqinj Luhansk të dielën me kapjen e Lysychansk.

Moska thotë se shtyrja e plotë e ushtrisë ukrainase nga të dyja rajonet është thelbësore për atë që ajo e quan “operacionin e saj special ushtarak” një ofensivë tashmë katër-mujore për të cilën Perëndimi thotë se është një luftë e paprovokuar.

Zyrtarët ukrainas thanë se luftime të ashpra po zhvilloheshin ndërsa forcat ruse u përpoqën të avanconin nga Luhansku në rajonin e Donetskut dhe drejt qytetit të Slovianskut.

“Ne po e frenojmë armikun në kufirin e rajonit të Luhanskut dhe rajonit të Donetskut”, tha guvernatori i Luhansk, Serhiy Gaidai për televizionin ukrainas.

Top Channel