Roland Bejko nuk ja kursen faturën politike Berishës: Ja përse nuk duhet shkuar pas tij

06/07/2022 17:53

Demokrati Roland Bejko është shprehur kundër protestës së Sali Berishës e cila do të mbahet ditën e nesërme.

I ftuar sot në “Top Talk”, ai tha se edhe sikur të ishte deputet në radhët e PD, nuk do i shkonte nga pas Berishës, pasi sipas tij, protesta është në interes të kreut të PD, dhe jo në interes të shqiptarëve. Ai tha se nuk pret që protesta e Berishës të rrëzojë qeverinë, pasi kjo është e pamundur.

Unë nesër nuk do të shkoj në protestë. Edhe po të isha deputet nuk do të shkoja. Kjo duhet të ishe organizuar edhe më parë se ekonomia shqiptare është keq. Protesta i duhet Berishës se kërkon të dërgojë sinjale të SHBA që të thotë jam opozitë e fortë, ai e mori me forcë. Ai përfitoi nga demokratët e dëshpëruar dhe të mërzitur nga zoti Basha. Berisha e shfrytëzoi këtë për ta larguar Bashën dhe për ta identifikuar atë si njeriun e shitur nga të gjitha anët. Unë e di taktikën e tij. Kam bërë shumë për të dhe ai për mua, por në politikë ka një “boll”. Tani janë shtuar dhe faktorët europianë që i thonë “jo”. Në protestë kundër Ramës duhet të jesh, un jam përditë. Jam kritik ndaj qeverisjes së tij, por nuk mund të jem kaq naiv për Berishën. Ai ka thënë për 6 muaj rrëzoj Ramën. Qytetarët e besuan Berishën, të shkojë ta rrëzojë Ramën, unë do ta duartrokas, por në Shqipëri nuk ka ndodhur të bjerë qeveria me protestë”, tha Bejko.

Ai tha se nëse Berisha nesër nuk rrëzon qeverinë ashtu sikurse ka paralajmëruar, do të quhet dështim, njësoj si protestat e Lulzim Bashës.

Berisha ka dalë dhe ka thënë duhen djegur mandatet. Ai i ndërron fjalët sipas situatave. Nesër, Berisha duhet të mos i kthej në shtëpi demokratët pa rrëzuar Ramën, ndryshe do quhet dështak si Basha. Protesta ka bërë dhe Basha. Do quhet i dështuar për mua dhe për shumë demokratë të tjerë”, shtoi ai.

Top Channel