Rocco Morabito; Mbreti i kokainës ekstradohet në Itali nga Brazili (fotot)

06/07/2022 19:15

Një nga njerëzit më të kërkuar në Itali, gangsteri Rocco Morabito, ka mbërritur sot në Romë pas ekstradimit nga Brazili ku fshihej prej dekadash.

I njohur ndryshe si “mbreti i kokainës së Milanos”, Morabito u arrestua më në fund në maj të vitit të kaluar në një operacion të përbashkët të policisë braziliane dhe italiane.

55-vjeçari do të kryejë tashmë dënimin me 30-vjet burg për trafik drogash.

Kryemafiozi kishte kaluar disa dekada duke përdorur identitete të rreme në Amerikën e Jugut.

Policia e kishte zbuluar atë vitin e kaluar në João Pessoa, qyteti port në verilindje të Brazilit, ku ai u arrestua së bashku me kolegun e grupi famëkeq ‘Ndrangheta’, Vincenzo Pasquino, i cili është dënuar me 17 vjet burg për trafik drogash.

Morabito ka lindur në qytetin kalabrez të Africo dhe ka lidhje familjare me kryemafiozin e vjetër Giuseppe Morabito. Ai u kthye në një figurë kryesore të rrjetit kriminal ‘Ndrangheta’, duke zgjeruar rrjetin kriminal në Itali dhe më gjerë.

Pas realizimit të një marrëveshjeje prej më shumë se një ton kokainë nga Amerika Latine, ai ishte zhdukur. Sipas policise ai kishte shkuar në Brazil ku jetonte me emrin e rremë Francisco Capeletto.

Më pas ai ishte vendosur në Uruguain fqinjë, ku jetoi në rezortin Punta del Este për të paktën 13 vjet.

Pas arrestimit në 2019 Morabito kaloi dy vjet në burg para ekstradimit, që u autorizua javën e shkuar nga gjykatat braziliane.

FOTO GALERI
1/3
Morabito ka lindur në qytetin kalabrez të Africo dhe ka lidhje familjare me kryemafiozin e vjetër Giuseppe Morabito

Top Channel