Qeveria “Kurti 4” rikthen Kodin e ri Civil në Kosovë, sërish debat për martesat mes personave të së njëjtës gjini Reshje të rrëmbyera shiu kanë paralizuar disa pjesë të kryeqytetit të Serbisë, Beograd.
Mediet serbe thonë se stuhia u përplas fillimisht me të gjithë furinë e saj në zonën e Zemunit, e më pas, edhe në pjesë të tjera të qytetit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë rrugë të zhytura krejtësisht në ujë, makina të bllokuara dhe një autobus që noton, ndërsa një pasagjere e tij bën e trembur shenjën e kryqit.
Instituti Hidrometeorologjik Republikan i Serbisë njoftoi se brenda një kohe të shkurtër në kryeqytetin serb do të bien reshje të shumta shiu. “Do të ketë rrebeshe të dendura, , breshër, erëra të forta dhe të stuhishme, me probabilitet më të madh në disa zona të Serbisë”, thuhet në paralajmërimin më të fundit të këtij instituti. Stuhi e rrebeshe shiu parashikon në disa pjesë të Europës juglindore, përfshirë Kosovën, kroacinë, Hungarina e Rumaninë.
Ekspertët paralajmërojnë se shirat e rrëmbyer mund të shkaktojnë përmbytje në zonat e ulëta, duke kërcënuar komunitetet që jetojnë pranë lumenjve e përrenjve. Nuk përjashtohet megjithatë as mundësia e vërshimeve të ujit edhe në zonat urbane, me sisteme kullimi të mbingarkuara.
Top Channel