Disa të shtëna me armë zjarri dhe gjuajtje të mjeteve të forta, kanë shoqëruar nisjen e protestës së sotme në Maqedoni të Veriut.

Protestuesit që janë duke protestuar prej disa ditësh para Qeverisë, teksa kanë nisur të lëvizin drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme, derisa mbërritën te shtatorja e Skënderbeut, ku janë përleshur me disa persona të tjerë.

Nuk dihen motivet e përleshjes, por tashmë situata duket se është qetësuar.

Kjo është dita e pestë që në Shkup po mbahet protesta me moton “Ultimatum? Jo, faleminderit”, kundër propozimit francez përmes të cilit synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes zyrtare rreth të kaluarës dhe çështjes së identitetit maqedonas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA