Producenti maniak i Hollywood akuzohet për të paktën dy vrasje, disa përdhunime (fotot)

06/07/2022 18:35

Një producent dejh aktor amator në Hollywood është akuzuar me vrasjen e një modeleje dhe të shoqes së saj pas një feste drogash, si dhe disa sulme seksuale të palidhura me çështjen, ndërsa besohet se mund të ketë viktima të tjera, thanë sot autoritetet në Los Angles, SHBA.

Kreu i policisë George Gascón njoftoi se producenti kinematografik David Pearce është akuzuar për vrasjen e modeles Christy Giles dhe mikeshës së saj Hilda Marcela Cabrales-Arzola, trupat e pajetë të të cilave ishin lënë jashtë dy spitaleve të ndryshme me 13 nëntor 2021.

37 vjeçari Pearce, ishte arrestuar fillimisht në fillim të vitit me akuza përdhunimi e sulmesh seksuale ndaj katër grave.

Por dje hetuesit thanë se kishin gjetur prova të mjaftueshme për të bërë lidhjem mes Pearce dhe vdekjeve të Giles e Cabrales-Arzola, si dhe me përdhunimet e sulmet seksuale ndaj tre viktimave të tjera.

“Ne e dinim që ky do të ishte një hetim i gjatë prandaj e nisëm me akuzat të cilat mund të provoheshin,” tha Gascón në konferencën e shtypit. “Shumë kishin të bënin me dhënien dhe përdorimin e drogave të forta”.

“Policia e Los Angeles punoi shumë sepse e dinte se kishim të bënim me vrasje dhe tani akuzat janë konfirmuar”, shtoi Gascón.

Përvec dy vrasjeve Pearce përballet me akuzat e sulmeve në disa incidente të tjera, të cilat kanë ndodhur vazhdimisht prej gushtit 2010 deri në nëntor 2021.

Akuzat makabre përfshijnë tre përdhunime, dy penetrime me një objekt të huaj dhe torturë ndaj grave.

I akuzuari dyshohet se u ka dhënë substanca të ndaluara dhe droga të lejuara Giles e Cabrales-Arzola, dhe tashmë përballet me deri në 120 burg nëse shpallet fajtor.

Avokati i mbrojtjes së Pearce tha: “Të gjitha akuzat bazohen në prova të dobëta, ato bazohen në premisën se ‘ku ka tym ka zjarr’, por zjarrin nuk e kanë gjetur ende”.

Kolegu i Pearce, aktori 42-vjeçar Brandt Osborn, është akuzuar si bashkëpunues në krimet në të paktën dy raste.

Hetuesit thanë se Pearce e Osborn, së bashku me një person të tertë, skenograf Michael Ansbach — ishin njohur me Giles e Cabrales-Arzola në një festë në Los Angeles më 13 nëntor dhe më pas kishin shkuar në shtëpinë e  Pearce në rrugën Olympic Boulevard.

Më pas dy njerëz të maskuar me një makinë Toyota Prius kishin flakur trupat e pajetë të vajzave, njërin pranë spitalit Culver City ndërsa tjetrin në Cabrales-Arzola në perëndim të Los Angeles

Cabrales-Arzola vdiq më 24 nëntor, disa ditë para ditëlindjes së 27-të, tha familja e saj.

Një foto e Cabrales-Arzola në mes të Ansbach e Pearce në festën famëkeqe, është publikuar në media.

Policia tha se mes dëshmive ishin dhe ato të aktorëve Alexandra Creteau e David Murrietta Jr., që punojnë me Osborn, i cili u kishte thënë se kishin bërë një festë me femra dhe më vonë kishte flakur trupat e tyre.

Mjeku ligjor tha se Giles vdiq nga mbidoza e kokainës, fentanili e ketamina, e gjithashtu Cabrales-Arzola vdiq nga dështimi i organeve prej kokainës.

Ngjarjet janë klasifikuar si vrasje.

Pearce do të dalë në gjyq më 11 korrik.

Ansbach, 47 vjeç, është liruar me kusht teksa pret të ngrihen akuzat.

FOTO GALERI
1/5
Trupat e pajete te Christy Giles dhe Marcela Cabrales-Arzola ishin lene jashte dy spitaleve

Top Channel