Doli nga laboratori rus, çfarë është murtaja pneumonike që po shqetëson botën
Katër matematicienë, përfshirë ukrainase Maryna Viazovska, janë vlerësuar me medaljen prestigjioze Fields, çmimin më prestigjioz për matematikë.
Kështu njoftoi juria e Unionit Ndërkombëtar Matematikor më 5 korrik.
Viazovska është gruaja e dytë që fiton këtë çmim, i cili konsiderohet i barabartë me çmimin Nobel për matematikë.
Fituesit e tjerë ishin matematikani francez, Hugo Duminil-Copin nga Universiteti i Gjenevës, matematikani koreano-amerikan, June Huh nga Princeton dhe matematikani britanik, James Maynard nga Universiteti i Oksfordit.
Medalja Fields u jepet çdo katër vjet matematikanëve nën 40 vjeç.
Maryam Mirzakhani, një profesoreshë me origjinë iraniane në Universitetin e
Stanfordit, ishte gruaja e parë që mori çmimin për punën e saj në 2014. Ajo vdiq nga kanceri i gjirit në 2017./REL
Top Channel