Irani kërcënon me internetin, nëse pret kabllot nënujorë në Hormuz, pasoja të rënda edhe në Europë Një nga njerëzit më të kërkuar në Itali, mafiozi Rocco Morabito, ka mbërritur në Romë pasi u ekstradua nga Brazili, ku kishte qenë i fshehur.
I njohur si “mbreti i kokainës së Milanos”, Morabito u arrestua në maj të vitit të kaluar në një operacion të përbashkët të policisë braziliane dhe italiane.
55-vjeçari tani do të vuajë dënimin me 30 vite burg për trafik droge.
Bosi i mafias kaloi dekada në arrati duke përdorur një identitet të rremë në Amerikën e Jugut.
Policia më në fund e gjurmoi vitin e kaluar në João Pessoa, një qytet port në Brazilin verilindor, ku ai u arrestua së bashku me një tjetër anëtar të grupit mafioz ‘Ndrangheta, Vincenzo Pasquino. Pasquino që atëherë është dënuar me 17 vjet burg për trafik droge.
Ardhja e Rocco Morabito në Romë i jep fund një gjuetie prej dekadash.
I lindur në qytetin kalabrez të Afrikos dhe me lidhje familjare me bosin mafioz Giuseppe Morabito, Rocco Morabito u bë një figurë kyçe në ‘Ndrangheta, rrjeti i përhapur kriminal që kontrollon pjesën më të madhe të trafikut të kokainës në Itali dhe më gjerë.
Top Channel