“Ishte absolutisht i tmerrshëm”/ Avioni fluturoi në ajër për 14 orë, por me një vrimë anash tij (Foto)

06/07/2022 19:27

Pasagjerët që udhëtonin me një avion të Emirates për në Brisbane të Australisë u habitën kur vunë re një vrimë të madhe në anën e avionit, ndërsa po zbrisnin.

Ata që ishin në bordin e “Airbus A380” nga Dubai për në qytetin australian konstatuan problemin vetëm në momentin e zbritjes pas 14 orësh fluturim.

Imazhet e avionit të shpërndara në rrjete sociale tregonin madhësinë e vrimës së krijuar, ndërsa linja ajrore përgjegjëse për fluturimin ka deklaruar se ajo ishte krijuar për shkak të një gome të këputur nga një “defekt teknik” gjatë udhëtimit.

“Ishte absolutisht i tmerrshëm në fillim dhe ekuipazhi i kabinës e dinte se diçka serioze mund të kishte ndodhur, ishin menjëherë në kontakt me kabinën”, shkroi Andrew Morris, një profesor anglez në Universitetin Loughborough të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas CNN është e paqartë se sa kohë ka qenë avioni në ajër dhe kur mund të ketë ndodhur problemi.

Linja ajrore vazhdoi të konfirmojë se avioni ishte ulur në mënyrë të sigurt në Australi dhe pasagjerët ishin zbarkuar siç ishte planifikuar. Dëmtimi i pjesës së jashtme të avionit është riparuar që atëherë.

Top Channel