Mijëra emigrantë, të cilët kanë jetuar në Gjermani prej vitesh pa leje, do të kenë të drejtë tani e tutje për qëndrim të përhershëm pasi qeveria miratoi të mërkurën një projekt-ligj të ri për migracionin.

Rregullorja e re, e miratuar nga Kabineti, do tw prekw rreth 136,000 njerëz që kanë jetuar në Gjermani për të paktën pesë vjet deri më 1 janar 2022.

Ata që kualifikohen duhet të aplikojnë fillimisht për një status qëndrimi njëvjeçar dhe më pas të aplikojnë për qëndrim të përhershëm në Gjermani. Kushtet qw duhen , janw se emigrantwt  duhet të vwrtetojnw se fitojnë para të mjaftueshme për të bërë një jetë të pavarur në vend, të flasin gjermanisht dhe të dëshmojnë se janë “të integruar mirë” në shoqëri.

Ndwrsa pwr tw gjithw ata qw janw nën moshën 27 vjeç tashmë mund të aplikojnë për një rrugë për qëndrim të përhershëm në Gjermani pasi kanë jetuar në vend për tre vjet.

“Ne duam që njerëzit që janë të integruar mirë të kenë mundësi të mira në vendin tonë,” u tha gazetarëve Ministrja e Brendshme Nancy Faeser. “Në këtë mënyrë, ne gjithashtu i japim fund burokracisë dhe pasigurisë për njerëzit që tashmë janë bërë pjesë e shoqërisë sonë”.

Rregullorja e re e migracionit gjithashtu do ta bëjë më të lehtë për azilkërkuesit të mësojnë gjermanisht – pasi deri më tani vetëm ata me një shans realist për të marrë azil në vend ishin të pranueshëm për klasat e gjuhës .

Për punëtorët e kualifikuar, si specialistë të teknologjisë së informacionit dhe të tjerë që mbajnë profesione që nevojiten dëshpërimisht në Gjermani, rregullorja e re do të lejojë që ata të mund të lëvizin menjëherë në Gjermani së bashku me familjet e tyre, gjë që nuk ishte e mundur më parë. Anëtarët e familjes nuk kanë nevojë të kenë ndonjë aftësi gjuhësore përpara se të transferohen në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA