Një adoleshent britanik që kishte shkruar ne rrjet “Jam një Taliban dhe do të hedh në erë avionin” duke shkaktuar ngritjen e avionëve ushtarakë të sigurisë gjatë një fluturimi pushuesish drejt Spanjës është identifikuar nga autoritetet pas arrestimit.
18 vjeçari Aditya Verma, me komentet e tij shkaktoi reagimin e sigurisë dhe ardhjen e gjuajtësve ushtarake pranë avionit të pasagjerëve që fluturonte drejt ishullit turistik të Menorca.
Vetë Verma ishte duke fluturuar drejt ishullit me pesë shokë të tij për të festuar përfundimin e shkollës.
Adoleshenti i talentuar është gjithashtu mjeshter shahu dhe i është ofruar një vend në universitetin e Cambridge University për të studiuar shkenca ekonomike.
Kështu që nxënësi i shkëlqyer nga juglindja e Londrës u detyrua të kalonte dy netë në një qeli paraburgimi në Menorca para se të dilte në gjykatë dhe më pas të lirohej me kusht.
Ai besohet se është ende me pushime në ishull por tashmë nëna e tij ka shkuar për të qenë me të, ndoshta për të ndaluar që të krijojë probleme të tjera me idetë e tij të shfrenuara.
Adoleshenti justifikohej se thërritej shpesh me shaka “Taliban” nga shokët e tij prej lëkurës me ngjyrë aziatike, kështu që e përdori eksperiencën për të inskenuar një lojë kërcënimi”.
Një gjuajtës spanjoll F-18 u filmua të shoqëronte avionin e pushuesve pas mesazhin alarmues në rrjetet sociale dhe pas uljes pasagjerët u detyruan të prisnin me orë të tëra për kontrollet.
Top Channel