Çmenduri në Spanjë, rikthehet pas dy vitesh festa e demave

06/07/2022 18:17

Festime masive shpërthyen të mërkurën, në Pamplona të Spanjës, pasi  festivali më i famshëm i vrapimit të demave u rikthye pas një mungese dyvjeçare për shkak të pandemisë.

Mijëra njerëz nga e gjithë bota, shumica të veshur me veshje tradicionale dhe  me një shall të kuq bërtisnin “Viva San Fermin!” , duke spërkatur njëri-tjetrin me verë.

Laura Hernandez: Ishte shumë prekëse. Edhe pas 2 vitesh, më në fund, ne ende e përjetojmë këtë si të ishte hera e parë. ky San Fermin 2022 do të të mbahet mend për jetë.

David Navarras, student: Është pjesë e identitetit të qytetit, kështu që pas 2 vitesh, të gjithë mezi e prisnim.

John Lupson: Absolutisht një çmenduri, nuk kam parë kurrë diçka të tillë, të gjithë po argëtohen kaq shumë, dhe  të gjithë po pinë shumë alkool, po kënaqemi pa fund.

Festivali i cili u mbajt për herë të fundit në vitin 2019, zakonisht përmban koncerte, procesione fetare, vallëzime popullore.

Por kulmi është testi i guximit kundër një tufe demash e që do të zhvillohet të enjten.

Dhjetëra njerëz lëndohen çdo vit, nga ky aktivitete, ndërsa viktima e fundit ishte në vitin 2009 kur një dem goditi një spanjoll 27-vjeçar në qafë, zemër dhe mushkëri.

Top Channel