Burri mbërrin në Mekë pasi eci 13,000km për tre vjet nga Afrika e Jugut (fotot)

06/07/2022 16:40

Saheed thotë se ka ecur për tre vjet nga qyteza e tij e lindjes në Afrikën e Jugut për të vizituar Mekën, dhe pengesat e udhëtimit gjatë izolimit të virusit nuk e dekurajuan të arrinte objektivin e tij.

Besimtari ka mbërritur së fundmi në destinacionin e tij dhe ka treguar lumturinë për mediat.

Saheed nga Cape Town në Afrikën e Jugut, mbërriti kësaj jave në qytetin e shenjtë në Arabinë Saudite pas një udhëtimi që sipas tij kishte nisur në gusht 2018.

Ai ka përshkuar në këmbë ose me mjete të rastit vende si Zimbabve, Tanzania e Kenia para se të arrinte në Palestinë, ku ishte detyruar të frenonte udhëtimin prej izolimit e kufizimeve të Covid-19.

Ai tregon për rrugëtimin e tij: “Duhet të ndaloja në Palestinë për një vit e gjysmë, dhe pas rihapjes së kufirit vijova drejt Libanit, më pas në Medina dhe më pas në Mekë.”

Saheed u bashkua me qindra pelegrinë të tjerë që udhëtonin drejt Mekës, pas hapjes së qytetit ndaj fluksit të vizitorëve.

Në hapjen e pelegrinazheve këtë vit, 1 milionë njerëz do të lejohen të vizitojnë Mekën për të ecur rreth Qabes së shenjtë, 850,000 prej të cilëve do të jenë të huaj.

Pelegrinazhet pritet të gjenerojnë të ardhura të shumta për Arabinë Saudite teksa besimtarët me veshjet e bardha vërshojnë në dyqanet e suvenireve e restorantet në qytetin me dy milionë banorë.

FOTO GALERI
1/3
Besimtari ka mbërritur së fundmi në destinacionin e tij dhe ka treguar lumturinë për mediat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA