8.8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës

06/07/2022 18:03

Më shumë se 8.79 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës në shkurt, ka thënë agjencia e OKB-së për refugjatët. 

Në faqen e saj zyrtare, UNHCR tha gjithashtu se, javët e fundit, përshkallëzimi i luftimeve në të gjithë vendin ka detyruar miliona të largohen nga shtëpitë e tyre.

Përshkallëzimi i konfliktit në Ukrainë ka shkaktuar viktima civile dhe shkatërrim të infrastrukturës civile, duke i detyruar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre duke kërkuar siguri, mbrojtje dhe ndihmë”, thuhet në deklaratë.

Më së shumti, refugjatët kanë ndaluar në Poloni, pasi është vendi më i afërt gjeografik më Ukrainën.

Top Channel