Veliaj komenton protestën: Për çfarë protestohet, të ikë Luli të vijë Iliri?

05/07/2022 16:16

Kreu i bashkisë së Tiranës sulmoi kundërshtarët e tij politik Sali Berishën dhe Ilir Metën. Veliaj tha se Berisha dhe Meta nuk kanë arsye përse të protestojnë në datën 7 korrik.

“Nuk e kuptoj për çfarë protestojnë këta sepse as tërmetin, as pandeminë, as krizën energjitike nuk e shkaktoi qeveria jonë. E kuptoj kur dikush proteston për ngjarjet e 21 janarit, ku u vranë njerëzit në Bulevard. E kuptoj kur dikush proteston për Gërdecin se aty u hodhën njerëz në erë. Por, të protestosh për gjëra që nuk i ka në dorë qeveria, përkundrazi qeverisë i ka rënë barra t’i zgjidhë, edhe pse shkaktohen tjetërkund, kjo është çudia e tyre.”- tha Veliaj

 Veliaj shtoi se Partia Socialiste punon për njerëzit ndërsa PD dhe LSI janë të përçara dhe po luftojnë ndaj njëri tjetrit.

“Por, këta edhe kur organizohen në betejë kundër nesh thonë, do t’i rrëzojmë këta socialistët, por Luli dhe shpura e tij të mos vijnë. Njëri thotë të vijë Ilir Meta, tjetri thotë të mos vijë Ilir Meta. “Unë e di se çfarë do ndodhë në 7 korrik! Atyre të Lulit do t’u thonë ikni. Kurse, partia jonë është krejt tjetër. Në partinë tonë nuk digjet selia kur ka zgjedhje, njerëzit nuk rrihen me njëri-tjetrin, as nuk vijnë me vare dhe shkopa bejsbolli të rrihen më kundërshtarët. Beteja e PS është për njerëzit, si të qeverisë më mirë “, shtoi Veliaj.

 

Top Channel