Temperatura përvëluese dhe thatësirë: Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme!

05/07/2022 12:19

Italia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone pranë lumit ‘Po’, të përballura me thatësirën më të ashpër në 70 vjet, e vendosi të ndajë për to disa fonde emergjence. 

Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardy, Piedmont dhe Veneto do të marrin 36.5 milionë euro fonde emergjence për zbutjen e krizës që ka shktkuar atje mungesa e ujit. Një sërë zonash kanë nisur tashmë kufizimet në furnizim, teksa vendi po përballet me një valë të nxehti jashtëzakonisht të hershme të nxehti dhe mungese të reshjeve.

“Shpallja e gjendjes së emergjencës synon menaxhimin e situatës aktuale përmes marrjes së masave të jashtëzakonshme, të cilat do të vazhdojë nëse gjendja nuk përmirësohet”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Një lëvizje e tillë në fakt ofron “mjete dhe kompetenca shtesë” për të ndihmuar në garantimin e publikut e kompensimin e humbjeve, ndërkohë që tenton të sigurojë kushte normale jetese qytetarët.

Sipas sindikatës më të madhe bujqësore të vendit, Coldiretti, thatësira kërcënon më shumë se 30 për qind të prodhimit bujqësor kombëtar dhe gjysmën e fermave në zonat e prekura. PO është lumit më i gjatë i Italisë, e shtrihet për më shumë se 650 km. Fermerët në Luginën e tij thonë se tani uji i kripur i detit po depërton në lumë, duke shkatërruar të mbjellat.

Kryeministri Mario Draghi vizitoi rajonin e Dolomiteve  ku 13 persona ende rezultojnë të zhdukur pas shembjes së një akullnaje, një fatkeqësi kjo që tij tij, është padyshim e lidhur me ngrohjen globale.

Top Channel