26/12 22:29
Të paktën tetë të plagosur nga sulmi i djeshëm në Chikago, në paradën e katër korrikut, mbeten në spitale pasi gjendja e tyre nuk është shumë e mire.
Zëdhënësi i grupit spitalor të Universitetit North Shore Jim Anthony tha se ata do të vijojnë të qëndrojnë në spital, ndërsa nuk dha detaje rreth gjendjes së tyre shëndetësore.
Tridhjetë e tetë pacientë u pranuan fillimisht për trajtim pas paradës, tha Anthony, në tre nga spitalet e grupit: Spitali Evanston, Spitali Glenbrook dhe Spitali Highland Park.
“Ne ishim në gjendje të mobilizonim shpejt,” tha Anthony. “Mjekët dhe infermierët tanë dhe stafi mbështetës mjekësor stërviten për situata si kjo, jo se ne duam t’i shohim ndonjëherë në jetën reale.”
Top Channel