Kështu Son e sheh fitoren 2-0 të Koresë së Jugut ndaj Gjermanisë në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2018 në Rusi si një lloj hakmarrjeje për racizmin:
“Gjatë kësaj kohe të vështirë mendova shumë për faktin se një ditë doja të hakmerresha. “
Ai sukses ishte “momenti më i paharrueshëm i karrierës së tij deri më tani”. Son u bashkua me ekipin e të rinjve të Hamburg nga Koreja e Jugut kur ishte vetëm 16 vjeç.
Midis viteve 2010 dhe 2013, sulmuesi shënoi 20 gola (tre asistime) në 77 ndeshje për ekipin e parë. Në verën e vitit 2013 ai u transferua te Bayer Leverkusen.
Son luajti për këtë ekip për dy vjet deri në 2015-ën para se të transferohej te Tottenham Hotspur në Premier League.
Por edhe në Angli, koreano-jugori ka luftuar vazhdimisht me racizmin./ SuperSport